Card image cap

BundesLiga

Rashica volli para ndeshjes ndaj Hoffenheimit, trajneri i Werderit: Ai e sakrifikoi veten për skuadrën

Maj, 9

Milot Rashica ka kaluar nëpër një gjendje tejet të vështirë qysh para përballjes ndaj Hoffenheimit. Anësori shqiptar arriti që të asistonte në fitoren 1-0 të Werder Bremenit, mirëpo kishte pasur disa probleme shëndetësore para ndeshjes. Trajneri i skuadrës gjermane, Florian Kohfeldt, ka treguar se Milot Rashica kishte probleme para ndeshjes së të shtunës. Sipas trajnerit të Werder Bremenit, ylli i Përfaqësueses së Kosovës volli para ndeshjes, por e sakrifikoi veten për skuadrën. “Miloti volli në zhveshtore para ndeshjes, ai duhet të ketë hëngër diçka të keqe. Por, prapëseprapë luajti rreth 60 minuta dhe e vendosi veten në shërbim të skuadrës”, ka thënë Kohfeldt pas takimit. Në minutën e 61-të, lojtari shqiptar u zëvendësua nga Claudio Pizarro, i cili arriti paraqitjen e 300-të për klubin gjerman.

Card image cap

BundesLiga

Bayerni ndalet nga Leipzigu, Dortmundi i afrohet në vetëm dy pikë

Maj, 9

Leipzig dhe Bayern Munich janë ndarë në paqe në kuadër të javës së 33-të në Bundesligë. Bavarezët janë ndalur nga rivalët e Bundesligas, pasi barazuan pa gola në stadiumin Red Bull Arena. Edhe pse Bayern Munichu e dominoi ndeshjen, ata nuk arritën ta mposhtin portierin e RL Leipzig, Peter Gulacsi. Bavarezët i kanë vështirësuar gjërat vetes për titull, pasi Borussia Dortmundi ka arritur ta mposhtë Dusseldorfin në anën tjetër me rezultat, 3-2. Pas xhiros së 33-të, Bayern Munichu vazhdon të jetë lider i Bundesligas, ku ka grumbulluar 75 pikë, dy më shumë se Dortmundi që gjendet në vendin e dytë, duke vazhduar kështu një garë të nxehtë për titull, ku ka mbetur vetëm edhe një xhiro.


Rreth Ne

Lajmet me te reja, dhe me te sakta rreth sportit! Gjithashtu ketu mund te shikoni te gjitha ndeshjet drejtperdrejt .